
Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar se prova e vërtetë e SPAK është dosja “McGonigal”. I ftuar në një emision televiziv, ai tha se SPAK i ka të gjitha provat në tryezë, por ka zgjedhur të heshtë për këtë rast, ku del emri i kryeministrit. Sipas tij, SPAK duhet të dalë dhe të na thotë ka apo jo vepër penale nga Edi Rama.
“Përveç rastit publik që mund të nisnin hetime kryesisht, kanë kallëzim konkret të bërë nga opozita dhe e kanë çështjen aty. Fakti që nuk veprohet, qoftë edhe për të thënë që nuk ka përgjegjësi kryeministri, duhet të kryhen hetime. Pse duhet të jetë një njollë. Edhe për të thënë nuk është e vërtetë, por nuk e thonë. Jo të fshihen si struci. Nuk kam asnjë shpresë edhe pas dosjes së re. Dosja aty është”, tha ai.
Departamenti i Drejtësisë, pak ditë më parë publikoi një raport hetimor mbi dosjen e “McGonigal” dhe aty dolën prova të reja që tregojnë lidhjet e ish-zyrtarit të FBI me kryeministrin Edi Rama.
Lini një Përgjigje