
Ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj ka folur lidhur me gjendjen kriminale në të cilën ndodhet Shkodra.
Sipas Hajdarmataj, Shkodra është në këtë gjendje terrori për shkak të mos veprimeve të qeverisë, pasi qeveria nëse do ta luftojë krimin, i ka të gjitha kapacitet për ta bërë.
Ai u shpreh se nëse Edi Rama e ka me të vërtetë luftën ndaj krimit në të gjithë Shqipërinë, është shumë e thjeshtë që të godasësh këto grupe kriminale.
Hajdarmataj tha gjithashtu se “sado të fuqishëm të jenë këto grupe kriminale nga ana teknologjike apo financiare, shteti është gjithmonë më i fuqishëm pasi mekanizmat dhe organizimi i shtetit është më superior ndaj çdo lloj grupi kriminal”.
“Shkodra është në këtë gjendje me këtë aktivitet kriminal të theksuar është për shkak të politikës, në atë që ka mundësi praktike t’i shërbejë krimit. Një grup me aktivitet kriminal i shërben politikës ose atij që është në pushtet sepse opozita nuk ka mundësi praktike që ta mbrojë grupin kriminal me asnjë lloj gjëje. Grupi kriminal i shërben politikës sepse ka mundësinë sepse politika ka mundësinë teorike dhe praktike që ta mbrojë. Shkodra dhe Elbasani, janë dy qytetet që janë keqpërdorur nga politika dhe gjithë këto grupet kriminale janë të mbështetura politikisht për qëllime të caktuara.
Kemi raste në Shkodër që gjatë zgjedhjeve qoftë dhe këtyre të fundit, janë përdorur grupet kriminale që qytetarët e kanë parë me zë dhe figurë duke ushtruar presion duke intimiduar qytetarët, duke mos i lejuar të shkojnë të votojnë dhe e gjitha kjo është ajo që politika i përdor këto grupe kriminale për të realizuar qëllimin e tyre politik për të marrë 1 apo 2 deputetë më shumë. Nqs vërtetë vendimmarrja politike dhe qeveria në këtë rast, Edi Rama e ka me vërte luftën ndaj krimit në të gjithë Shqipërinë, është shumë e thjeshtë që të godasësh këto grupe kriminale.
Sado të fuqishëm të jenë këto grupe kriminale nga ana teknologjike apo financiare, shteti është gjithmonë më i fuqishëm pasi mekanizmat dhe organizimi i shtetit është më superior ndaj çdo lloj grupi kriminal. Nëse qeveria do ta luftojë e lufton, nëse do ta lejë në gjendje të tillë e lejon”, tha Hajdarmataj për “Syri Tv”.
Lini një Përgjigje