Reshjet e shiut kanë përfshirë vendin këtë të premte, duke shkaktuar probleme në disa zona.
Nga Himara raportohet se, për shkak të shirave të dendur, rruga kryesore e fshatit Shën Vasil është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave.
Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme me mjete të rënda për pastrimin e segmentit, pasi qarkullimi është vështirësuar ndjeshëm dhe situata mund të përkeqësohet nëse moti i keq vijon.
Probleme janë shënuar edhe në zonën e Pyllit të Sodës, ku erërat e forta kanë rrëzuar disa pemë gjatë orëve të para të mëngjesit, duke krijuar rrezik për automjetet në qarkullim.
Rreth orës 04:00, një automjet është përplasur me një nga pemët e rrëzuara në rrugë, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit për disa minuta. Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohen persona të lënduar.
Lini një Përgjigje