
Reshje shiu dhe shtrëngata, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Është ky parashikimi i motit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak për motin gjatë ditës së premte.
Sipas SHMU, gjithashtu parashikohen vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa i gjithë territori i vendit do të përfshihet nga reshjet me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Gjatë orëve të mëngjesit në ekstremin verior, lokalisht në lindje dhe në jug reshjet priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut parashikohen të vijojnë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
Në zonën e Alpeve, verilindje-juglindje mbi 800-900 metër, parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.
Valëzimi në det parashikohet i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat në qytetet kryesore parashikohen si më poshtë:


Lini një Përgjigje