TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shkurt 2026, 21:05

Bordi i Paqes, Dervishi: Rama i shfrytëzoi maksimalisht dy minutat!

Shkruar nga Pamfleti
Bordi i Paqes, Dervishi: Rama i shfrytëzoi maksimalisht dy minutat!
Lutfi Dervishi

Gazetari Lutfi Dervishi ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e inaugurimit të Bordit të Paqes, e mbajtur në Uashington, duke theksuar se kreu i qeverisë shqiptare e shfrytëzoi maksimalisht kohën e kufizuar në dispozicion.

Dervishi u shpreh se fokusi kryesor i aktivitetit ishte situata në Gaza, ndërsa Rama, sipas tij, arriti të përcjellë mesazhin e tij brenda dy minutave që kishte për të folur.

“Domethënë kryeministrit i duheshin dy minuta, i mori, i shfrytëzoi dhe i arriti. Te pjesa e Gazës duke përdorur edhe fjalën ‘Inshallah’ dhe duke u përqendruar te fëmijët e Gazës, tek etiketimi i Hamasit”, u shpreh Dervishi në emisionin “Off the Record”.

Në këndvështrimin e tij kryeministri Rama artikuloi pikërisht atë që Trump do të dëshironte të dëgjonte.

Dervishi: Domethënë e ndoqa pothuajse të gjithën aktivitetin. Fokusi ishte te Gaza. Ajo çfarë mund të thuhet në këtë kontekstin tonë është që kryeministrit i duheshin dy minuta, i mori, i shfrytëzoi dhe i arriti. Domethënë te pjesa e Gazës duke përdorur dhe fjalën Inshallah dhe duke u përqendruar te fëmijët e Gazës, tek etiketimi i Hamasit.

Është një shprehje që thotë ishte muzikë tamam përveç e presidentit Trump. Çfarë kishte qejf të dëgjonte presidentin Trump e dëgjoi dhe duke shfrytëzuar aftësinë e tij në retorikë.

Arriti që të nxjerrë një çështje që ishte të kthejë në vëmendje për aq sa ja ka arritur dhe nuk e di efektin më pas, me një gjë që për ne është shumë e madhe, por për ata nuk ka, nuk ishte çështje e temës. Pra, nuk ishte Haga, fati i UÇK-së në Hagë, çështje e samitit, por ajo arriti që ta marrë duke shfrytëzuar dhe faktin që bëhet fjalë për të njëjtin prokuror që ka hapur çështjen ndaj presidentit.

lutfi dervishi bordi i paqes edi rama

Lini një Përgjigje