TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Dhjetor 2024, 12:15

Moti i keq në Durrës, anijet e peshkimit të pezulluara prej 4 ditësh

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq në Durrës, anijet e peshkimit të pezulluara prej 4

Lundrimi i anijeve të peshkimit në Durrës është pezulluar prej 4 ditësh, si pasojë e motit të keq.  

Reshjet intensive të shiut dhe erërat e forta kanë përfshirë Durrësin prej disa ditësh. Përkeqësimi i motit ka sjellë problem në port për flotën e peshkimit, e cila qëndron e bllokuar në kalatë, ndërkohë që kjo situatë mund të vazhdojë edhe gjatë 2-3 ditëve në vijim.

Burime nga kapiteneria e portit bëjnë me dije se gjatë orëve të natës ka pasur prezencë të erës me shpejtësi 10-15 metër në sekondë dhe dallgë me lartësia deri në 2 m.

Ndërsa tragetet kanë lundruar normalisht dhe 2 prej tyre kanë mbërritur në port mëngjesin e sotëm. Reshjet e shiut herë të dendura e herë më pak intensive, kanë shkaktuar vetëm problem të përkohshme në bllokime rrugësh, ndërkohë që situata është normalizuar me kalimin e kohës.

Lini një Përgjigje