TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Dhjetor 2024, 08:49

Rikthehet reshjet e borës në juglindje, zbardhet Dardha; disa zona pa energji elektrike

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehet reshjet e borës në juglindje, zbardhet Dardha; disa zona pa

Reshjet e borës janë rikthyer në disa zona malore të juglindjes së vendit. Në fshatin turistik të Dardhës, në majën e Bigllës, trashësia e borës ka arritur deri në 5 cm.

Reshje bore janë regjistruar edhe në disa fshatra të Devollit të Sipërm dhe Shtyllë. Pavarësisht reshjeve, deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullimin e mjeteve në këto zona.

Rreth 150 familje në fshatrat e Njësisë Administrative Rehovë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e një defekti në nënstacionin e zonës. Po ashtu, pa furnizim me energji kanë mbetur edhe 12 familje në fshatin Lekas.

moti reshje debore

Lini një Përgjigje