TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Janar 2025, 07:12

Mot i kthjellët e vranësira kalimtare, njihuni me temperaturat për sot

Shkruar nga Pamfleti

Mot i kthjellët e vranësira kalimtare, njihuni me temperaturat

Në orët e para të mëngjesit, vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare.

Pas mesditës dhe në vijim, pritet që vranësirat të jenë disi më të dendura si fillim në zonat veriore dhe më pas do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit, duke sjellë reshje shiu vonë në mbrëmje ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Parashikohet që deri mëngjesin pas-ardhës moti të vijojë i paqëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera më e ulët në qarkun e Dibrës deri në 20°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e fortë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 70 km/h nga drejtimi jugor, për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim deri në 6 ballë.

 

 

Lini një Përgjigje