TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Tetor 2023, 20:34

“Misioni i luftës ishte Bashkimi Kombëtar”, Dritan Goxhaj tregon pse publikoi emrat e dëshmitarëve të rremë

Shkruar nga Pamfleti

“Misioni i luftës ishte Bashkimi Kombëtar”, Dritan Goxhaj

Ish-ushtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj ka folur pas lirimit të tij nga Gjykata e Apelit. Goxhaj u shpreh fillimisht se misioni i luftës ka qenë Bashkimi Kombëtar, ndërsa shtoi se e vret fakti që ai nuk mund të udhëtojë tani në Kosovë.

“Unë do të doja te specifikoja diçka, ne luftuan për Shqipërinë. Ky proces që po ndodh sot, është një hap i parë dhe i ndërmjetëm për bashkimin e kombit.

Të gjithë në që vajtëm nga Shqipëria dhe ata që ishin në Kosovë, luftuan për një Shqipëri.

Pamundësia për të vajtur në Kosovë, të vret, por kemi bërë thjeshte një betejë dhe do të bëjmë akoma më shumë beteja deri sa të përfundojmë luftën. Misioni është bashkimi kombëtar” tha Goxhaj.

Një ndër emrat e publikuar nga Goxhaj është edhe një person në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ish-luftëtari shprehet se dëshmitë e këtyre personave kanë qenë të rreme, pasi ata nuk kanë qenë fare në këto ngjarje, por i kanë dhënë për përfitime personale.

“Unë nuk e di nëse është i LVV. Jam nisur që personi ka pasur dijeni për atë ngjarjen, unë kam akuzuar këtë person dhe persona të tjerë, si dëshmitarë të rremë. Këto nuk kane qenë fare në këtë ngjarje. Këta e i kanë UÇK pas luftës.

Dëshmitë e rreme i kanë bërë për arsye personale, kanë përfituar azile, dokumente në shtetet e njëra” shtoi ai.

Më pas ai tregoi se arsyeja pse publikoi këto emra është për faktin se dëshmitë e këtyre personave, i dhanë 26 vite burg ushtarit të UÇK.

“Sepse dëshmitë e tyre të rreme i dhënë 26 vite burg ushtarit tonë. Në kohën e luftës kemi pasur kur Serbia ka arrestuar persona dhe dënimi më i rëndë ka qenë 17 vite burg.  Kurse kjo gjykata e jonë, dënon luftëtarët që dhanë mundësinë e krijimi të kësaj gjykata me pothuajse dyfishin i dënimit që dha Serbia” tha Goxhaj për “Abc news”.

lufte dritan goxhaj bashkim kombetar

Lini një Përgjigje