TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Tetor 2023, 20:21

“Është kthyer në gangrenë për qytetarët”, deputeti Frrok Gjini: Të merren masa ndaj “One”, nuk ofron shërbim  

Shkruar nga Pamfleti

“Është kthyer në gangrenë për

Problemet që ka krijuar kompania telefonike “One” janë ngritur sot në parlament. Pas bashkimit të “One” me “Albtelekom” qyfterët janë përballur me probleme, pasi sistemi nuk punon, valët ikin dhe shumë shërbime nuk ofrohen.

Për këtë çështje ka folur në Komisionin e Ekonomisë deputeti i Shkodrës Frrok Gjini.

Sipas tij shqetësimet nga kjo kompani janë kthyer në një gangrenë për qytetarët. Madje ka pasur deputetë që ju është mbajtur numri i bllokuar për një periudhë 1 mujore.

Duke pasur parasysh një shqetësim të madh që kanë pasur qytetarët në lidhje me kompaninë celulare ‘ONE’ që operon a është mirë që komisioni të flasë me Autoritetin e Telekomunikacionit për këtë problem. Sepse qytetarët po vuajnë shumë me faturat, po i vjedhin nuk ju ofrojnë shërbimet. Nëse e shikoni të arsyeshme si komision. Është bërë një gangrenë me qytetarët. Ka dhe deputetë këtu që ua kanë mbajtur telefonin me nga një muaj të bllokuar. Kjo është shumë shqetësuese”, tha Gjini.

Lini një Përgjigje