TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Tetor 2023, 16:15

Të rinjtë refuzojnë të bëhen pjesë e Policisë, shtyhet për të dytën herë afati për në Akademinë e Sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

Të rinjtë refuzojnë të bëhen pjesë e

Policia e Shtetit ka shtyrë për herë të dytë afatin e aplikimeve për studentët që duan të ndjekin Akademinë e Sigurisë.

Duket se policia ka rënë në hall, pasi nuk po gjen efektivë të rinj. Si fillim afati u shty deri në 15 shtator. Me justifikimin se janë shtuar kërkesat për aplikim, u vendos rritja e moshës së pranimit nga 30 në 35 vjeç për t’u dhënë mundësi studentëve ekselentë t’iu bashkohen bluve.

Madje, u njoftua se kanë mbetur vetëm 100 kuotat e fundit për studentët që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike.

Çfarë ndodhi me këto 100 kuota? Përse studentët refuzojnë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit?

Afati është shtyrë sërish deri më datë 31.10.2023. Në 1 muaj e gjysmë kohë, nuk arritën të plotësohen kuotat.

Sipas policisë, qëllimi i shtyrjes së dytë të aplikimeve është dhënia e mundësisë më shumë studentëve që të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit, si pasojë e kërkesave të larta.

Madje, policia informon duke dhënë siguri se aplikimet e kryera deri tani, janë të vlefshme.

aplikim policia te rinjte

Lini një Përgjigje