TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Tetor 2023, 15:22

Prokurorët u tremben kërcënimeve dhe monitorimit të telefonave, asnjë interes për në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Prokurorët u tremben kërcënimeve dhe monitorimit të

13 ditë pas hapjes së garës për tre vende vakante në Prokurorinë e Posaçme, SPAK deri më tani nuk ka aplikuar asnjë prokuror.

Nuk dihen ende arsyet përse nuk është shprehur asnjë interes për të qenë pjesë e SPAK, ndërsa mendohet se prokurorët mund ta lenë për në fund aplikimin, pasi afati është deri në datën 16 tetor ora 24:00.

Aktualisht SPAK ka në detyrë 17 prokurorë të komanduar dhe një të emëruar. Vazhdimisht SPAK ka ngritur kërkesë për plotësimin e ekipit, ndërsa KLP në një farë mënyre e pranoi fajësinë kur tha arsyet.

“E hapëm me vonesë për shkak të hartës së re gjyqësore”, tha Bujar Sheshi, anëtar i KLP-së. Dyshimet janë se shumë prokurorë i tremben atij posti. Së pari ata do të jenë nën përgjim dhe monitorim dhe së dyti mund të bien pre e shantazheve dhe kërcënimeve.

Lini një Përgjigje