TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shkurt 2026, 09:27

Mish dhe bulmet në mes të baltës, AKU dhe Policia aksion në tregun informal të Milotit

Shkruar nga Pamfleti
Mish dhe bulmet në mes të baltës, AKU dhe Policia aksion në
AKU dhe Policia aksion në tregun informal të Milotit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një aksion kontrolli në tregun e Milotit, ku janë evidentuar shkelje të rënda të rregullave higjeno-sanitare.

Gjatë verifikimeve në terren, autoritetet sekuestruan sasi mishi dhe produktesh bulmeti që shiteshin në kundërshtim me ligjin. Produktet ishin të ekspozuara në kushte skandaloze, mes baltës dhe pa asnjë kriter sigurie ushqimore, duke përbërë rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e konsumatorëve.

Sipas institucioneve, tregu i Milotit, i cili zhvillon aktivitet kryesisht ditëve të dielë, funksionon si pikë grumbullimi e paligjshme, pasi nuk përmbush asnjë nga standardet ligjore dhe higjeno-sanitare të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

AKU dhe Policia e Shtetit paralajmërojnë se kontrollet do të vijojnë, ndërsa u bëjnë thirrje tregtarëve të respektojnë rregullat e sigurisë ushqimore, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje.

mish dhe bulmet në mes të baltës aku dhe policia aksion milot treg

Lini një Përgjigje