TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shkurt 2026, 21:59

Rasti "Balluku", Andoni: Kushtetuesja la drejtësinë në mjegull dhe qytetarët në paqartësi

Shkruar nga Pamfleti
Rasti "Balluku", Andoni: Kushtetuesja la drejtësinë në
Ben Andoni

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka krijuar një situatë të paprecedentë paqartësie juridike, duke mos dhënë një përgjigje përfundimtare për një çështje me interes të lartë publik dhe duke hapur një debat të ashpër mbi raportet mes pushteteve dhe kompetencat e drejtësisë.

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në Ora News, analisti Ben Andoni e cilësoi vendimin problematik, duke theksuar se shqetësimi kryesor lidhet me faktin që Gjykata Kushtetuese nuk ka arritur të ofrojë një orientim të qartë juridik.

Ajo gjë që neve të gjithëve, shqiptarëve, na shqetëson është se drejtësia duhet të jetë jashtëzakonisht e kujdesshme dhe jashtëzakonisht profesionale, në mënyrë që të mos lërë ekuivoke të tilla,” u shpreh Andoni. Sipas tij, vendime të kësaj natyre duhet të krijojnë siguri juridike dhe jo konfuzion.

Analisti vuri në dukje edhe problematikën strukturore të Gjykatës Kushtetuese, e cila aktualisht funksionon me tetë anëtarë dhe jo me nëntë, siç parashikon Kushtetuta. “Gjykata Kushtetuese ka një handikap, sepse duhet të jetë me nëntë anëtarë dhe është me tetë. Vendimet e saj duhet të jenë të tilla që, edhe kur ka kundërshtime mes grupeve, të paktën të ketë një vijë të përbashkët logjike, mbi të cilën të mbështeten arsyetimet juridike të mëvonshme,” theksoi ai.

Sipas Andonit, Gjykata nuk u përqendrua në thelbin e kërkesës së paraqitur nga kryeministri, por u ndal në elemente dytësore. “Me çfarë duket, kjo pjesë përballë zotit Rama ka qenë e gjitha kundër tij. Ata nuk janë marrë me kërkesën reale të zotit Rama, që ishte nëse GJKKO-ja e ka apo jo tagrin për ta bërë këtë veprim, por janë fokusuar në dy elementë të tjerë,” tha analisti.

Ai shpjegoi se brenda Gjykatës ka pasur dy qëndrime të ndryshme: njëra palë mbron tezën se deputetët prej vitesh nuk gëzojnë imunitet të plotë, edhe kur janë njëkohësisht ministra, ndërsa pala tjetër mbështet idenë se përfaqësuesit e ekzekutivit kanë një lloj mbrojtjeje që drejtësia nuk mund ta cenojë lehtësisht.

Njerëzit më të paqartë në këtë moment janë njerëzit e drejtësisë. Dhe kur janë të paqartë njerëzit e drejtësisë, si mund të jemi ne njerëzit e zakonshëm?”, u shpreh Andoni, duke nënvizuar pasojat që kjo situatë ka në perceptimin publik.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese duhej të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe të qartë ndaj kërkesës së paraqitur nga kryeministri në emër të ekzekutivit: “Përgjigjja që duhet të jepte Gjykata Kushtetuese ishte shumë e qartë: a ka apo jo GJKKO-ja të drejtë të shkarkojë. Kur kjo përgjigje jepet me ekuivoke dhe me verdikte të tilla, gati hermafrodite, debati publik vështirësohet jashtëzakonisht.

andoni balluku kushtetuese

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Gjykata Kushtetuese është shprehur qartë, por sekush mund ta intepretojë sipas afërsisë që ka me palën humbëse.Nëtë rast humbësi i madh është Kryeministri dhe Zv/ e tij. 4-4 lexohet edhe kështu: Vendimi nuk është një normë kushtetuese, pra jo çdo kërkesë që vjen nga organet e drejtësisë për Këshillin e Ministrave zbatohet automatikisht. Frika e Kryeministrit se vendimi mund të bëhet preçedent dhe drejtësia i troket te dera e tij, ngjitur me zyrën e Ballukes, nuk ka bazë.Rast pas rasti. Për sejcilin Gjykata Kushtetuese do të duhet të mblidhet sërish. Dhe për sejcilin, ka të rezervuar, feste, borselinë, kapele, shall, shami dhe kollare.

    Lini një Përgjigje