TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shkurt 2026, 07:03

Parashikimi i motit për ditën e dielë, kur ndalen reshjet e shiut

Shkruar nga Pamfleti

Parashikimi i motit për ditën e dielë, kur ndalen reshjet e shiut

Ditën e dielë ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, megjithatë nuk do të mungojnë kthjellime të herëpashershme kryesisht përgjatë vijës bregdetare e lokalisht në jug gjatë orëve të pasdites.

Gjatë ditës reshjet do të vijojnë me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata në veri deri në orët e pasdites.

Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet kryesisht të ulët.

Era do të fryjë verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 9 m/s.

Valëzimi në det parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat në të gjithë vendin pësojnë një rritje të lehtë, ku vlerat minimale do të jenë disa gradë mbi zero.

Parashikimi i motit për ditën e dielë, kur ndalen reshjet e shiut

Parashikimi i motit për ditën e dielë, kur ndalen reshjet e shiut

 

 

moti reshje temperatura

Lini një Përgjigje