Moti i keq i shoqëruar me erë të fortë dhe reshje shiu ka shkaktuar problematika në qytetin e Lezhës dhe zonat përreth, duke lënë pa energji elektrike disa fshatra që prej mbrëmjes së kaluar.
Pa furnizim me drita kanë mbetur zona si Balldreni, Torovica, Malecaj, si edhe fshatra të tjerë të qarkut, çka po krijon vështirësi për banorët në aktivitetet e përditshme.
Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga institucionet përgjegjëse mbi shkakun konkret të ndërprerjes apo afatin e rikthimit të energjisë elektrike, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për normalizimin e situatës.
Lini një Përgjigje