TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shkurt 2026, 08:05

Bllokohet aksi Qukës–Qafë Plloçë, rrëshqitjet e dherave dhe gurët paralizojnë qarkullimin

Shkruar nga Pamfleti
Bllokohet aksi Qukës–Qafë Plloçë, rrëshqitjet e
Bllokohet aksi Qukës–Qafë Plloçë,

Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë është mbyllur sërish gjatë orëve të para të mëngjesit, rreth orës 02:00, pas rrëshqitjes së dherave dhe rënies së masave shkëmbore në rrugë.

Burime paraprake bëjnë me dije se punimet e kryera jashtë standardeve, të kombinuara me reshjet e fundit, kanë sjellë destabilizim të terrenit, duke rikthyer problemet në këtë segment problematik edhe këtë të diel.

Si pasojë, qarkullimi i mjeteve është pezulluar dhe drejtuesit e automjeteve udhëzohen të shmangin këtë aks, duke përdorur rrugë alternative deri në një njoftim të dytë.

Autoritetet pritet të ndërhyjnë për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal, ndërsa situata po monitorohet nga afër për shkak të rrezikut nga rrëshqitje të tjera.

Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë lëvizjeve natën dhe në kushte të vështira atmosferike.

bllokohet aksi qukës–qafë plloçë

Lini një Përgjigje