TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Mars 2026, 19:26

Ministria e Jashtme kujtohet për shqiptarët në Iran, rruga që duhet të ndjekin për t'u larguar

Shkruar nga Pamfleti

Ministria e Jashtme kujtohet për shqiptarët në Iran, rruga

Ministria e Jashtme është kujtuar për shqiptarët në Iran, duke dhënë udhëzime lidhur me rrugën që duhet të ndjekin për t'u larguar nga vendi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim për shtetasit shqiptarë që ndodhen në Iran, duke dhënë udhëzime për ata që planifikojnë të largohen drejt Shqipërisë përmes Turqisë.

Sipas njoftimit, qytetarët shqiptarë, rezidentë apo vizitorë në Iran, të cilët synojnë të udhëtojnë drejt Turqisë përmes pikave kufitare tokësore mes dy vendeve, këshillohen të kontaktojnë menjëherë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara përpara nisjes.

Ministria thekson se komunikimi paraprak me ambasadën është i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe për të koordinuar me autoritetet turke, në përputhje me udhëzimet e tyre.

Sipas njoftimit, për çdo informacion shtesë ose në rast nevoje për ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë Ambasadën e Shqipërisë në Ankara në numrat e mëposhtëm: +90 (534) 080 37 65 dhe +90 (549) 561 19 85. 

 

Lini një Përgjigje