Numri i personazheve të përfshirë dhe që përmenden në dosjet e Jeffery Epstein sa vjen dhe rritet dita ditës, teksa mediat dhe njerëz të ndryshëm gërmojnë nëpër miliona faqe dosje të publikuara pak ditë më parë nga Departamenti i Drejtësisë.
Një ndër emrat që përmendet në dosjen e Epstien është edhe miku i kryeminsitrit Edi Rama, Alex Soros. Në vitin 2015, dikush i dërgoi një email Epstein-it për një fundjavë të çmendur në San Francisko.

Në mesazh thuhet se ata takuan Jared Morgenstern, djalin që krijoi butonin “Like” në Facebook, dhe shkuan në një festë në shtëpinë e Alex Soros. Ai shton në mesazh se kishte “një djalë të ri” me emrin Jeremy Bloom.

Gjithashtu përmendën se një mik solli një vajzë të bukur dhe se do t’i dërgonin një foto më pas. Emri i Soros është aty në temën e diskutimit nga persona të tjerë, por nuk flitet dhe nuk ka mesazhe për lidhje të drejtpërdrejt të Alexit me Epstein.
Lini një Përgjigje