TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Prill 2024, 21:17

Meta i ngjitet shtyllës, Minxhozi: Ështi ri, por klikimet në rrjet s’të japin vota

Shkruar nga Pamfleti

Meta i ngjitet shtyllës, Minxhozi: Ështi ri, por klikimet në

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shfaqur sërish të martën në majë të shtyllës dhe prej andej pohoi se kishte ndërmarrë një ekspeditë kundër Bashkisë së Tiranës.

Analisti Artur Zheji, tha se Meta me këto “akrobaci” nëpër shtylla po tenton të gjejë një regjistër të ri komunikimi me qëllim që t’ju prezantohet qytetarëve si i barabartë.

“Meta mundohet që të gjejë një regjistër të ri të komunikimit që të shtensionohet nga ish-presidenca, pra nuk është më presidenti, por është njëri prej jush apo prej nesh dhe ende s’ka gjetur atë  anën optimale. Mesazhi që dha, që “hipa unë dhe e lyen” duket sikur është një tallje për bashkinë sikur e ndjek nga mbrapa, por unë mendoj se do gjejë një gjuhë komunikimi tjetër. Por tregon dhe forcë fizike.”, tha ai.

Analisti Skënder Minxhozi, theksoi se Ilir Meta për të marrë vota duhet të bëjë politikë pasi sporti me ngjitje kodrash dhe shtyllash nuk i shton asnjë vlerë apo pikë në këtë aspekt.

“Nuk arrij dot ta përputh, që forma fizike mund të shitet si fuqishmëri politike, sepse Ilir Meta këtë synon. Ky lloj mesazhi që kërkon të japë Meta i një politikani, që duke dalë jashtë kontekstit të Tiranës politike dhe duke zbritur në terren dhe duke shprehur një formë fizike që unë e ngjita këtë majë apo malin e Korabit dhe Tomorin. Nuk e di, do duhet të ishte një politikani moshuar dhe i tërhequr që t’i hynte këtyre sfidave. Ai është i ri dhe ka ambicie. Ai ka nevojë të bëjë politikë të marrë vota, ne qoftë se kujton se klikimet e rrjetit social kthehet në vota, nuk e di se çfarë strategjie i kanë ofruar”, tha ai në ABC News.

 

ilir meta skender minxhozi artur zheji

Lini një Përgjigje