TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Prill 2024, 19:18

Kërkesa e Prokurorisë për aferën me TIMS, ironizon Ferdinand Dervishi: Ekipi i ri i marrë nga rruga, sapo hapi dyert e burgjeve

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa e Prokurorisë për aferën me TIMS, ironizon Ferdinand

Gazetari Ferdinand Dervishi ka reaguar lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për masën “arrest shtëpie” dhe pezullim nga detyra për drejtorin e IT-së Ervin Muça.

Mbi të rëndojnë akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “hyrjes së paautorizuar kompjuterike”, për shkak se eksportoi bazën e të dhënave TIMS të Policisë së Shtetit.

Dervishi ka ironizuar kryeministrin Rama, ku pas raportimeve për ndërhyrje në sistemin TIMS dhe dyshimet për grabitjen e të dhënave të Policisë së Shtetit, ai tha se "nuk duhet të shqetësoheni". Gjithashtu, për sulmin kibernetik në pikat kufitare në muajin shtator, Rama u shpreh se "nuk ka rrjedhje serioze të dhënash", duke anashkaluar situatën.

“S’ka vjedhje të të dhënave në TIMS! S’e kuptoj pse ka reaguar i dërguari me punë i SHBA-së”, u shpreh Rama.

Dervishi ironizon gjithashtu edhe ministrin e Brendshëm Taulant Balla, i cili është shprehur se ka emëruar një ekip të ri për të përballur sulmet e hakerëve. Gazetari shkruan se ekipi i ri i marrë nga rruga me të shkuar të errët, nisi të hapë dyert e burgjeve.

“TIMS, ja pra krisma paska pasur. Mastermind i ndërhyrjes në sistemin TIMS në arrest shtëpie. Ndërkohë hetohet edhe procedura e emërimit të tij në postin e lartë të Drejtorit të Departamentit të IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Krisma nuk ka, tha KM.

Kemi emëruar një "Ekip të ri" për të përballur sulmet e hakerave iranianë, tha Ministri i Brendshëm Balla.

Dhe Ekipi i ri, i marrë nga rruga dhe me të shkuar të errët, nis të hapë dyert e burgjeve.

Pastë këmbën e mbarë Ervin Muça”, shkruan Dervishi në Facebook.

Lini një Përgjigje