
Qeveria shqiptare ka vendosur propozimin e projektligjit për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore, për shqyrtim dhe miratim në Parlament.
Nga marrëveshja e njohjes së pensioneve do të përfitojnë rreth 550 mijë shqiptarë dhe 20 mijë italianë.
Po ashtu edhe qeveria Meloni ka aprovuar sot marrëveshjen e njohjes së të drejtës së pensioneve me Shqipërinë.
Në mbledhjen e zhvilluar sot, Këshilli i Ministrave ka ratifikuar marrëveshjen e arritur më 6 shkurt 2024 në Romë mbi sigurimet shoqërore mes dy vendeve e nënshkruar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Bashkëpunimit ndërkombëtar e Ministria shqiptare të Punëve të Jashtme.
Qeveria Meloni ka informuar se ka hartuar një draft ligj mbi këtë marrëveshje e që do të shkojë së shpejti në Parlament për t'u aprovuar në dy dhomat e tij.
"V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË ITALISË NË FUSHËN E SIGURIMEVE SHOQËRORE”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë."
Lini një Përgjigje