TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Prill 2024, 19:42

Mashtronte dhe vidhte qytetarët, dënohet me 12 vite burg noterja Rezarta Koçi

Shkruar nga Pamfleti

Mashtronte dhe vidhte qytetarët, dënohet me 12 vite burg noterja

Gjykata e Apelit ka vendosur të dënojë me 12 vite burgim noteren Rezarta Koçi, e cila duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar do të vuajë 8 vite burg. Noterja është arrestuar në 4 shkurt të vitit 2022.

Hetimet kishin nisur pasi 4 kallëzimeve që ishin bërë nga qytetarë te ndryshëm ndaj noteres, por sipas informacioneve ajo është arrestuar vetëm për një prej tyre, ku ishte kallëzuar për mashtrim.

Nga hetimet ka rezultuar se noterja 40 vjeçare, gjatë kohës që përgatiste dokumentacionin, nuk hapte llogari të ngrirë bankare për transferimin e parave nga pala blerëse tek ajo shitëse, por në kundërshtim me ligjin përdorte llogarinë e saj personale.

Mashtrimet e Koçit u zbuluan nga qytetarët që ishin pala shitëse, pasi nuk merrnin asnjë shumë lekësh edhe pse certifikata e shtëpisë apo biznesit që shisnin kalonte në emër të palës blerëse.

Klientët e saj Koçi i mashtronte duke i thënë se do t’i kalonte nga dita në ditë. Referuar kallëzimeve numri i qytetarëve të mashtruar nga noteria është mjaft i lartë, ku shumat që ajo ka përvetësuar kapin vlera te majme.

rezarta koçi

Lini një Përgjigje