TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Prill 2024, 20:25

Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin: Zoti ju bekoftë dhe udhëzoftë në rrugën e drejtë!

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar sot besimtarët myslimanë në përfundim të muajit të shenjtë Ramazanit për festën e Fitër Bajramit.

Presidenti Begaj uron që kjo festë t’i gjejë besimtarët myslimanë me afër Zotit, me gëzim, begati e devotshmëri për vepra të shtuara të mira.

“Bajram të bekuar për të gjithë myslimanët, ata që agjëruan dhe ata që nuk mundën, por që me lutje i janë afruar Zotit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Uroj që ky Fitër Bajram t’ju gjejë me shpirt të pastër, me gëzim, begati e devotshmëri për vepra të shtuara të mira.

Kjo ditë shënjon shpresën dhe besimin se durimi, përpjekja dhe solidariteti njerëzor shpërblehen.

Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë në rrugën e drejtë!”, shkruan Begaj në Facebook.

Lini një Përgjigje