TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Qershor 2023, 19:40

'Çmendet' moti në vend! Stuhi në Tiranë, pushuesit largohen nga Vlora; në Maliq rrëshqtije masive dherash

Shkruar nga Pamfleti

'Çmendet' moti në vend! Stuhi në Tiranë,

Pasditen e kësaj të diele Tirana është përfshirë nga reshje të dendura shiu të shoqëruara me stuhi të cilat kanë sjellë edhe në disa rrugë vështirësi në qarkullim. 

Disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit si Rruga e Barrikadave, Rruga e Elbasanit dhe ‘9 katëshet’ janë përmbytur duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve.

Stuhitë e herë pas hershme shfaqen në disa zona të kryeqytetit duke shkaktuar edhe pamundësi lëvizje për shkak të sasisë së madhe të reshjeve masive që bien në një kohë të shkurtër.

Ndryshimi i motit vjen pas temperaturave të larta deri në 30 gradë Celsius.Rrebeshet e shiut janë prezent në të gjithë vendin, më të fuqishme ato kanë qenë në veri dhe në qendër të vendit, por pa reshje nuk kanë shpëtuar as zona bregdetare.

Për shkak të vranësirave janë larguar pushuesit edhe nga plazhet e Vlorës. Kjo ka sjellë edhe më shumë trafik në lëvizjen e automjeteve.

Reshjet nuk zgjatën më shumë se 1 orë dhe më pas kushtet e motit u përmirësuan.

Ndërsa në Bashkinë e Maliqit është raportuar për një rëshqitje masive dheu në fshatin Dushar në Njësinë Administrative Moglicë.

Rrëshqitja e dheut  rrezikon seriozisht urën e rrugës kryesore të këtij fshati duke bllokuar kështu prej dy ditësh lëvizjen e banorëve.Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, edhe fillimi i javës do të jetë me mot të paqëndrueshëm, ndërsa temperaturat do zbresin me rreth 5 gradë Celsius.

 

moti i keq tiranë vlorë maliq

Lini një Përgjigje