
Nga data 12 deri më 23 qershor, NATO planifikon të mbajë stërvitjen më të madhe ajrore në historinë e kësaj aleance.
Ndërsa Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi sot se në këto data mund të ketë vonesa dhe anulime fluturimesh.
Në njoftimin e publikuar në Facebook, Aviacioni Civil sqaron se "nga data 12-23 qershor 2023, do të zhvillohet në Europë “Air Defender 23” - stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s, duke përfshirë 25 shtete mbi 10 000 trupa dhe 220 avionë. Për shkak të këtij aktiviteti priten vonesa dhe anulime fluturimesh. Eurocontrol (NM), Autoritetet e Aviacionit Civil (ACAA), Siguruesit e Shërbimit të Navigimit Ajror (Albcontrol) dhe Aeroportet (TIA) po punojnë intensivisht për minimizimin e këtij impakti," thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje