
Një lajm qesharak dhe tipik “clickbait” qarkulloi dje në disa portale e rrjete shqiptare, ku thuhej se ekzistonte një video intime me “përmbajtje seksuale në grup” që do të “fundoste” zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Burimi? Një artikull i publikuar fillimisht nga një media austriake e quajtur Exxtra24.at, që u përhap si zjarr në thatësirë nga disa media vendase. Artikulli fliste për thashetheme nga “whistleblower” shqiptarë, pa asnjë provë konkrete, autenticitet të pavërtetuar dhe me shumë “sipas burimeve anonime” e “dyshohet se”.
Rezultati? Brenda pak orësh Exxtra24.at e fshiu artikullin plotësisht nga faqja e tyre. Pse? Sepse në Austri ligjet për shpifje, lajme të pavërtetuara dhe sulme ndaj personave publikë nuk janë si këtu, ku çdo thashethem mund të shitet si “lajm ekskluziv” pa pasoja serioze.

Lini një Përgjigje