TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Gusht 2023, 12:13

Me krahët e hapur dhe duke qeshur, publikohet fotoja e ish-zv.ministrit Rjepaj dhe biznesmeni Rrapaj në gjyq

Shkruar nga Pamfleti

Me krahët e hapur dhe duke qeshur, publikohet fotoja e ish-zv.ministrit

Pamjet që shihni tregojnë ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, të cilët u arrestuan dje me urdhër të SPAK për koncesionin e sterilizimit.

Ish-zyrtari dhe biznesmeni do të njihen sot me masën e sigurisë, ndërkohë që të dy shfaqen të buzëqeshur dhe të ‘çliruar’ para togave të zeza.

Rjepaj akuzohet për shpërdorim detyre, sa i takon procedurave të koncesionit, që u dha më dhjetor të vitit 2015, ndërkohë Rrapaj për mashtrim.

Pronari i kompaninë me seli në Prishtinë, “Investital LLC”, Ilir Rrapaj, zotëron 40 për qind të aksioneve të subjektit “SaniService” i cili në vitin 2015, fitoi koncesionin për “ofrimin e shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, me afat 10-vjeçar.

klodian rjepaj ilir rrapaj

Lini një Përgjigje