TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Gusht 2023, 10:36

Skandali me 4 turistët në Berat, Meloni porosi të veçantë ambasadorit italian 

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me 4 turistët në Berat, Meloni porosi të

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni gjatë qëndrimit të saj në Vlorë mësoi për incidentin e ndodhur në Berat, ku një grup prej 4 turistësh italianë, u larguan nga restoranti “Guva” pa paguar llogarinë e konsumimit të darkës.

Pasi mësoi detajet nga vetë kryeministri shqiptar, Meloni u impresionua nga reagimi fisnik i pronarit shqiptar të “Guvës”, i cili i uroi turistët të bënin ndonjë gjë të mirë me ato para që nuk paguan.

Mësohet Giorgia Meloni ka porositur ambasadorin italian Fabrizio Bucci për të kontaktuar restorantin “Guva” dhe për të paguar llogarinë që 4 turistët italianë nuk bënë.

Ndërkohë pamjet e bëra nga një kamera e sigurisë pranë restorantit, pasi u shpërndanë në mediat shqiptare dhe në Tik Tok, tashmë ndodhen në faqet e para dhe të shumë mediave të rëndësishme italiane duke ngjallur indinjatë dhe mes italianëve.

giorgia meloni skandali me 4 turistët në berat

Lini një Përgjigje