
Frika e thesit që ka marrë nga koncesioni pajisjeve kirurgjikale, e ka tmerruar aq shumë, sa mohoi dhe miqësinë me Klodain Rjepaj; madje tha se ai nuk ka qenë as anëtar i LSI, kur faktikisht ka qenë dhe Zv/kryetar i LSI-Tiranë e anëtar kryesie deri në korrik 2022 është asambleist i Partisë së Lirisë
Ilir Metaj e mohoi lidhjen me zv/ministrin e arrestuar Klodian Rjepaj, pa kaluar 1 orë nga shkrimi i “Pamfleti”-t, me fake që ai është pjesë e kupolës së LSI dhe ishte emëruar nga Ilir Metaj si menazher i pazareve tij në shëndetësi.
Në deklaratën e shtypit, Ilir Metaj tha se emri i zv/ministrit Klodian Rrjepaj, prej shumë vitesh nuk i kujtohej të jetë pjesë e LSI, ndërkohë që përveçse ishte Zv/ministër Shëndetësie përfaqësues i kwsaj partie në vitet 2013-2017, ishte dhe i vizitor i shpeshtë te vila e Lalzit, kur i çonte çantat me Euro nga përqindja e pazareve që kishte caktuar me Edi Ramën.
“Pamfleti”, referuar përgjimeve që disponon SPAK, publikoi deklarimin e ish-zv/ministtrit Klodian Rjepaj me miq e kolegë mjekë pas marrjes i pandehur, ku ka thënë se firmosi me urdhër, pasi Ilir Metaj kishte marrë paradhënie 10% të vlerës së koncesionit të sterilizimit.
Nëse nuk është e vërtetë, Ilir Metaj duhej ta denonconte këtë koncesion, dhe nuk kishte pse të reagonte me urgjencë pas shkrimit të “Pamfleti”-t, ose nëse është i pastër, të shkojë të përballet në SPAK e Gjykatë me ish-zv/ministrin e arrestuar.
Por frika e thesit që ka marrë nga koncesioni pajisjeve kirurgjikale, e ka tmerruar aq shumë sa mohoi miqësinë me Klodian Rjepaj; madje, tha se nuk ai nuk ka qenë as anëtar i LSI, kur fatikisht ka qenë dhe Zv/kryetar i LSI-Tiranë e anëtar i kryesisë qendrore deri në korrik 2022, ndërsa aktualisht është koordinator dhe anëtar Asambleje i Partisë së Lirisë.
Nëse frikën e prangave nuk ia nxjerrim dot Ilir Metës, mashtrimin se Klodian Rjepaj nuk ka patur lidhje me LSI, po ia nxjerrim me fotografinë e muajit prill 2022, ku zv/ministri i arrestuar është në krahë të Petrit Vasilit, gjatë koventës së grave të LSI, si i deleguar i kryesisë./ Pamfleti
Lini një Përgjigje