Gazetarja Klodiana Lala në një reagim në ‘Facebook’ i është përgjigjur reagimeve të mjekëve pas arrestimit të ish. zv.ministrit të Shëndetësisë Klodian Rjepaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit.
Lala tha se zërat që reaguan për këtë aferë ishin sa gishtat e dorës. Gazetarja tregoi po ashtu se Rjepaj që sot është nën arrest, desh ia dha mikrofonin në fytyrë kur e ka pyetur disa kohë më parë teksa linte ambientet e SPAK.
“Këta mjeket që reagojnë për koncesionin e sterilizimit tani (si koshi pas te vjelave) me bëjnë me dhimbje koke. Ku ishin këta “trima” që heshtën kur duhej reaguar? Një duzine prej tyre i kam telefonuar personalisht të flisnin për çështjen kur po përgatisja një nga emisionet dhe të gjithë gjetën justifikime nga me bajatet, vetëm që të mos mbanin një qëndrim. Zërat që reaguan nuk janë as sa gishtat e dorës.
Ndërsa Rjepaj që sot është nen arrest, desh ma dha mikrofonin në fytyrë kur i drejtova pyetje teksa linte ambientet e SPAK disa kohë më parë.”-shkruan Lala.
Lini një Përgjigje