
I pyetur se si do të dëmshpërblehen qytetarët gjermanë, që kanë rënë pre e mashtrimeve nga call center-ave që operojnë në Shqipëri, prokurori gjerman Oliver Hoffman tha se ata duhet të nisin një proces civil me Shqipërinë, me qëllim që t’u kthehet dëmi i shkaktuar.
Në konferencën e përbashkët me SPAK, prokurori gjerman u shpreh se ky nuk është një proces i lehtë, por shton se autoritetet gjermane do të ndihmojnë me konsulencë.
Operacioni “Pandora” çoi në shkatërrimin e një grupi kriminal për mashtrim kompjuterik. Prokurori i SPAK, Eneid Nakuçi theksoi se janë arrestuar 5 persona, ndërsa 3 të tjerë janë lënë në "arrest shtëpie".
“Nëpërmjet krijimit të qendrës policore të thirrjeve, nga 7.5 mijë raste të konstatuara, arritëm të pengonin 6 mijë të tilla. Edhe kur ishin raste transfertash bankare. Parandaluam humbjen e parave në një vlerë prej 1 milionë eurosh. E mbajtëm të ulët dëmin e shkaktuar.
Sa i përket të dëmtuarve në Gjermani, ata duhet të nisin një proces civil me Shqipërinë, me qëllim që t’u kthehet dëmi i shkaktuar. Nuk është proces i lehtë, ne jemi gati t’i ndihmojmë me konsulencë“, tha Hoffman.
Lini një Përgjigje