TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Korrik 2025, 15:42

SPAK zbardh skemën e mashtrimit të Call Center-ave në Shqipëri: Grupi kriminal shkaktoi mbi 360 mln lekë dëm!

Shkruar nga Pamfleti

SPAK zbardh skemën e mashtrimit të Call Center-ave në

SPAK ka zbardhur skemën si mashtronte gjermanët grupi kriminal i zbuluar në operacionin “Pandora”, përmes call center-ave.

Prokurori Eneid Nakuçi tha se ata hiqeshin si policë me qëllim për të rikuperuar fondet e personave që kishin humbur në fushën e kriptomonedhave dhe Forex duke u përfshirë edhe në mashtrime bankare. 

Gjithashtu grupi rezulton i përfshirë edhe në mashtrime në investime dhe mashtrime për t’i ndihmuar këta persona për të rikuperuar këto humbje.

Prokurori i SPAK, Eneid Nakuçi theksoi ndër të tjera se janë arrestuar 5 persona, ndërsa 3 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”. Grupi kriminal shkaktoi mbi 360 mln lekë dëm.

“U mbyll faza e hetimit në aksionin ‘Pandora’ për call center-at. Hetimi ka nisur në 2023, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme në Gjermani. Grupi vepronte si oficerë policie të rremë që përpiqeshin të rikuperonin dëmet dhe në fushën e kriptomonedhave dhe forex. Në 18 prill të vitit të kaluar, SPAK ka ushtruar kontroll në ambientet e një call center-i në Tiranë, ku u administruan prova. Gjermanët dërguan prova materiale, që çuan në dyshime për ekzistencën e një grupi kriminal, jo vetëm të huaj. Ne 28 korrik gjykata ka caktuar arrest me burg për pesë shtetas”, tha prokurori i SPAK Eneid Nakuçi.

 

Lini një Përgjigje