TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Korrik 2025, 15:08

Kupa e Botës 2026, ambasada e SHBA: Ja si të aplikoni për vizë nëse doni të ndiqni ndeshjet

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Botës 2026, ambasada e SHBA: Ja si të aplikoni për

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në 3 shtete, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

Nisur nga interesi që mund të kenë qytetarët shqiptarë për të ndjekur ndeshjet e Botërorit që do të luhen në Shtetet e Bashkuara, Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikur informacione lidhur me mënyrën se si mund të aplikojnë për vizë të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin nga afër ndeshjet.

“Kampionati Botëror i Futbollit FIFA 2026 do të jetë më i madhi deri më sot, me ndeshje në 11 qytete të Shteteve të Bashkuara. Ne nxisim të gjithë udhëtarët e huaj që kanë nevojë për vizë amerikane të aplikojnë tani! Vizitoni faqen travel.state.gov (nën seksionin “U.S. Visas”) për informacion mbi kërkesat për vizë. Mos prisni”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Lini një Përgjigje