
Operacioni i SPAK në bashkëpunim me autoritetet gjermane ka sjellë 5 persona të arrestuar, 3 të tjerë janë në "arrest shtëpie", ndërsa 2 persona janë shpallur në kërkim.
SPAK dhe autoritetet gjermane kanë zhvilluar një operacion ndaj mashtrimeve me call center kundër një grupi që vepronte në Shqipëri, nga një qendër e paregjistruar.
Operacioni “Pandora” ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal për mashtrim kompjuterik. Në një konferencë të përbashkët për mediat me autoritete gjermane, prokurori i SPAK, Eneid Nakuçi theksoi se janë arrestuar 5 persona, ndërsa 3 të tjerë janë lënë në "arrest shtëpie".
Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet, ka rezultuar se shtetasit gjermanë kanë re pre e mashtrimit, ndërsa grupi e kishte bazën në Shqipëri nga një qendër e paregjistruar dhe përdorte për mashtrim një Call Center. Ky grup kriminal shkaktoi 365 mijë euro dëm.
"U mbyll faza e hetimit në aksionin ‘Pandora’ për call center-at. Hetimi ka nisur në 2023, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme në Gjermani. Grupi vepronte si oficerë policie të rremë që përpiqeshin të rikuperonin dëmet dhe humbjet nga Forex. Në 18 prill të vitit të kaluar, SPAK ka ushtruar kontroll në ambientet e një call center-i në Tiranë, ku u administruan prova. Gjermanët dërguan prova materiale, që çuan në dyshime për ekzistencën e një grupi kriminal, jo vetëm të huaj. Në 28 korrik gjykata ka caktuar arrest me burg për pesë shtetas.
“Kontroll në ambientet e një call centeri ku janë gjetur prova materiale të shumta. Kishim të bënim me hetime paralele në Shqipëri dhe Gjermani”, tha prokurori Nakuçi.
SPAK thotë gjithashtu se pjesëtarët e grupit kriminal prezantoheshin si punonjës policie. Ata hiqeshin si policë me qëllim për të rikuperuar fondet e personave që kishin humbur në fushën e kripotomonedhave dhe 'Forex' duke u përfshirë edhe në mashtrime bankare.
Oliver Hofsman, drejtuesi i palës gjermane në operacionin “Pandora”, sqaroi se gjatë hetimeve u përgjuan mbi 20 telefonata në ditë. Hofsman tha gjithashtu se ky operacion çoi në goditjen e 12 qendrave thirrjesh ndërkombëtare, ndërsa autorët u arrestuan në 5 shtete: Shqipëri, Bosnje, Serbi, Liban dhe Gjermani.
"Filluan të përgjonim mbi 20 telefonata në ditë dhe krijuam gjithashtu edhe një qendër kundër thirrjesh me qëllim që këto telefonata mashtruese, duke u munduar të shmangim humbje financiare prej 10 milionë eurosh.
Paralelisht me këtë zhvilluam hetime shumë komplekse në fushën e hetimit kompjuterik që të lokalizonin qendrat e dyshimeve dhe autorët në 5 shtete, Shqipëri, Bosnje, Serbi, Liban.
Ky operacion çoi në goditjen e 12 qendrave thirrjesh ndërkombëtare dhe në arrestime të shumta, janë dhënë dënime të shumta ndër dhe dha organizatori i infrastrukturës së tyre në Gjermani.
E kam për kënaqësi që u bë e mundur që të arrestoheshin më 31 korrik këta persona dhe patëm mundësinë ta mbështesim në terren", u shpreh ai.
Lini një Përgjigje