TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Korrik 2025, 15:59

‘Pandora’, mbi 20 telefonata në ditë të përgjuara; si u parandalua mashtrimi prej 10 milionë euro

Shkruar nga Pamfleti

‘Pandora’, mbi 20 telefonata në ditë të

Oliver Hoffman, drejtues i Zyrës Kriminale të Land-it Baden-Württemberg (Gjermani) duke folur në konferencën e përbashkët me prokurorin e SPAK, Eneid Nakuçi, lidhur me operacionin “Pandora” se hetimet kanë nisur 18 muaj më parë, ndërsa janë përgjuar mbi 20 telefonata në ditë.

Ai tha se si rezultat i hetimeve u parandalua një humbje financiare prej 10 milionë euro.

"Prej 18 muajsh operacioni, piketë e rëndësishme në bashkëpunimin tonë dhe luftën në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe skemat profesionale të mashtrimit.

Si filloi operacioni. Nisi në dhjetor 2023. Filluan të përgjonim mbi 20 telefonata në ditë dhe krijuam gjithashtu edhe një qendër  kundër thirrjesh me qëllim që këto telefonata mashtruese, duke u munduar të shmangim humbje financiare prej 10 milionë eurosh.

Paralelisht me këtë zhvilluam hetime shumë komplekse në fushën e hetimit kompjuterik që të lokalizonin qendrat e dyshimeve dhe autorët në 5 shtete, Kosovë, Shqipëri, Bosnje, Serbi, Liban.

Ky operacion çoi në goditjen e 12 qendrave thirrjesh ndërkombëtare dhe në arrestime të shumta, janë dhënë dënime të shumta ndër dhe dha organizatori i infrastrukturës së tyre në Gjermani.

E kam për kënaqësi që u bë e mundur që të arrestoheshin më 31 korrik këta persona, dhe patëm mundësinë ta mbështesim në terren", tha Hoffman.

Lini një Përgjigje