TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2024, 22:42

Masakra në Shkodër, Karamuço: Grupi rival krijoi alibi, është marrë ADN e personit që ishte me viktimat në makinë

Shkruar nga Pamfleti

Masakra në Shkodër, Karamuço: Grupi rival krijoi alibi,

Gazetari Trashgim Sokolaj thotë se Shkodra është blinduar, pas masakrës së ndodhur në Dobraç, ku humbën jetën 3 persona pas një atentati.

Në emisionin “360 gradë”, Sokolaj u shpreh se sipas policisë, dyshohet se autorët janë 4 persona.

Ndërsa eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se është marrë ADN e personit i cili ishte në makinë me viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Karamuço tha gjithashtu se personi i tretë që dyshohet se ka qenë në makinë me viktimat nuk është identifikuar ende nga policia.

Më tej, eksperti tha se se pjesëtarët e grupit rival, janë pozicionuar pranë kamerave të shtëpive, lokaleve që të krijonin alibi. 

Trashgim Sokolaj: Shkodra është e blinduar. Ka një prerzencë të RENEA, por janë edhe drejtuesit kryesorë të policisë. Sigurisht që ka një ridimesionim të grupeve kriminale. Dyshimet kryesore janë se në makinën ku ndodheshin viktima, ndodhej një person i tretë që nuk është identifikuar. Ky person ka nxjerrë dy viktimat nga makina. Edhe ky person mund të jetë i plagosur lehtë. Dyshimet kryesore të policisë janë te fisi Bajri, personazhi kryesor i këtij grupi është Safet Bajri. Ka dyshime se ngjarja është kryer nga persona të paguar. Ky është serial që ka prodhuar 20 viktima. Dyshimet e policisë janë se autorët mund të jenë edhe shtetas të huaj, të ardhur nga Mali i Zi. Dyshohet se kanë qenë 4 autorë.

Ervin Karamuço: E para, është ngjarje e rëndë, në vazhdën e një sage të madhe përplasjesh. Me hakmarrje, me gjakmarrje, e kanë harruar kanunin si funksionon. Ky personi i tretë nuk është identifikuar ende nga policia, është marrë ADN e tij, se sediljen e pasme ku ka lënë gjurmë. Mund të jetë i huaj, nuk e identifikojnë dot që është kontigjent shqiptar. Gabimi që kanë bërë viktimat, kanë kaluar afër asaj zone. Pjesëtarët e grupit rival, janë pozicionuar pranë kamerave të shtëpive, lokaleve që të bënin alibi. Policia e di që këta nuk janë në vendngjarje, këta i bëjnë me vrasës me pagesë. Unë besoj se vrasësit duhet të jenë këta të Malit të Zi.

 

karamuco shkoder masaker grupi rival alibi

Lini një Përgjigje