TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2024, 22:24

Beleri u godit me kos dhe vezë, Shemsi Prençi: Revoltë e brendshme, kjo është gjendja reale e shumicës së popullsisë

Shkruar nga Pamfleti

Beleri u godit me kos dhe vezë, Shemsi Prençi: Revoltë e

Ish drejtuesi i Policisë, Shemsi Preçi thotë se goditja e Fredi Belerit me kos dhe vezë nga një protestues, është revoltë e brendshme duke shtuar se kjo është gjendja reale e shumicës së popullsisë.

Në emisionin “360 gradë”, Prençi u shpreh se shqiptarët nuk pajtohen me kompromiset pragmatiste të politikanëve, për të bërë pazare majtas dhe djathtas.

Laert Vasili: Ajo shpresa, po. Mjafton një shkëndijë të paktën, që një njeri doli dhe bëri një gjest. Shyqyr që ekzistojnë disa njerëz, që e duan mëmëdheun, e vënë përpara interesave vetjake. Se nuk kemi më të tillë.

Shemsi Preçi: Dilaveri tregoi idealizmin te populli i thjeshtë. Është personazh që shpërthen shumë herë në protesta. Nuk besoj se është i paguar, sepse e ka shpirtërore, e ka botë të brendshme reagimin. Reagimi i Dilaerit, tregon se ekziston një botë e brendshme e popullsisë së thjeshtë, që nuk pajtohet me kompromiset pragmatiste të politikanëve, për të bërë pazare majtas dhe djathtas, pra interesa të një grupi të caktuar. Shpërthen një revoltë e brendshme dhe kjo është gjendja reale e shumicës së popullsisë. Kur diskutohet çështja Beleri, nuk e diskutoj si intelektual, por si atdhetar. A duhet ta pranojmë ne si eurodeputet, apo si deputet apo si kryetar bashkie, një person që ka vrarë? Nuk ka akuza, por vendime të formës së prerë.

shemsi prenci beleri revolte

Lini një Përgjigje