
Nëna e Luis Meçes, 14-vjeçarit i cili u plagos në sherrin mes adoleshentëve ku ndërroi jetë Martin Cani, ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë.
Nëna e të plagosurit ka thënë se Martini është bullizuar për vëllanë. Ajo deklaroi se një burrë e ka goditur Martinin një ditë para vrasjes, ndërsa shtoi se drejtësia duhet të vendoset në vend.
“Djali ka nisur të lëvizë nga pak. Po, kam folur me djalin. Djali ka thënë gjithçka tek autoritetet. Dua që drejtësia të vendoset në vend. Isha në punë dhe më thanë që kështu ka ndodhur me djalin. Djali im ka qenë shumë i urtë. Martini dhe djali im ishin djem shembullor, se e njihja prej shumë vitesh. Djali im ka qenë në gjendje të rëndë. Të dy djemtë ishin në rrezik për jetën.
Ma tha një oficer policie. Ai thotë se ka parë dy vetë përballë tyre. Ata janë takuar për një “sqarim”, kishin ofenduar Martinin. Për vëllanë, pse më pe e pse të pashë, unë jam më i forti, për kështu muhabetesh janë zënë. Nuk ka lidhje fare me vajzat. Martinin e bullizonin për vëllanë. Një burrë e ka goditur Martinin. Luisi sapo ka dalë nga spitali ka shkuar tek babai i Martinit. Djali im është tepër i tronditur”, u shpreh ajo për “News 24”.
Lini një Përgjigje