
Gazetarja Aida Topalli ka folur lidhur me zbërthimin e aplikacionit “Matrix” nga Europol. Ajo tha se afro 7 vite më parë hetuesve shqiptarë u është thënë se ky program po përdoret nga vrasësit me pagesë.
Gazetarja shtoi se më pas, kur ranë programet e tjera Matrix u përdor edhe nga trafikantët e drogës.
Ndërsa gazetari Poli Hoxha u shpreh se përdorimi i Matrix ishte kushtëzuar me përdorimin e kriptomonedhave për të humbur tërësisht gjurmët.
Gazetarja Topalli shtoi se kjo mënyrë pagese e bënte Matrix më të sigurt, gjë që ja kishte pohuar gjatë një interviste një drejtues i një rrjeti të shpërndarjes së drogave në Tiranë.
Lini një Përgjigje