
Deputetja e PL, Monika Kryemadhi ka shpërndarë një mesazh në profilin e saj në Instagram që për shumë ka ngjallur çudi, teksa kanë aluduar dhe me “shënjestrën” e tij.
Në fakt Kryemadhi ka shpërndarë këngën e këngëtares Kanita në Kënga Magjike, të cilës i ka uruar suksese.
“Si munde ti…
Si më ke vra, në shpirt më ke vra…
Si munde ti…
Sikur kristal, në copa m’ke nda…”, ka shkëputur disa vargje nga kënga Kryemadhi.
Vallë një mesazh për ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, i cili ndodhet në burg?!
Kujtojmë se Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë në proces divorci që prej disa muajsh.
Ka qenë vetë Ilir Meta, ai i cili ka njoftuar disa kohë më parë se ka nisur procedurat e divorcit. Sipas tij, shkak është bërë deklarata e Monikës pas marrjes në pyetje nga SPAK, ku ajo doli në mbështetje të prokurorisë. Po ashtu, Meta ka dhënë sinjale se bashkëshortja e ka shitur para prokurorëve dhe duket se kjo e ka tërbuar kreun e PL.
I pyetur se 'kur ju nuk mund të bindni ish-kryetaren e LSI-së dhe bashkëshorten tuaj që SPAK është i kapur nga Edi Rama, si mund të bindni publikun dhe anëtarësinë tuaj?'. Ai tha: "Keni shumë të drejtë. Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje".
Por padyshim kjo deklaratë e fortë e Ilir Metës ngre shumë pikëpyetje. Që kur njoftoi përplasjet me Kryemadhin pati dyshime se ishte skemë për shkak të hetimeve që ka nisur SPAK. Dhe duket se ky konflikt u përmbyll me divorc.
Ajo që nuk ngjit është se Ilir Meta ja faturon Kryemadhit aferat me pasuritë. Ndërkohë, gjithë pasuritë janë në emër të Kryemadhit. A mos është kjo një skemë për të shpëtuar pronat duke qenë se Kryemadhi nuk ka pasur kurrë funksione shtetërore dhe nuk mund të akuzohet për korrupsion apo shpërdorim detyre?
Ilir Meta është në burg për të njëjtat akuza si Kryemadhi, konkretisht: korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë.

Lini një Përgjigje