
Myftiu i Tiranës Bilal Teqja do të drejtojë Xhaminë e Namzagjasë. Edhe pse u deklarua se Erdogan do të sillte një myfti na Turqi, në fakt nuk do të jetë ashtu. Xhamia edhe pse do të drejtohet nga një bord, në krye të saj do të jetë një shqiptar.
“Faleminderit dhe mirënjohës presidentit të Turqisë, miku i im dhe i mirëseardhur në Shqipëri. Qoftë e mbarë edhe këmba e kryemyftiut të Tiranës Bilal Teqja, i cili nga sot do të jetë kryekujdestari i këtij tempulli dhe u priftë e mbara të gjithë besimtarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe na ndihmoftë në rrugën tonë pa kthim e as ndalim drejt majës ku duam të ngremë Flamurin e Skënderbeut e Ismail Qemalit në një Shqipëri të denjë e të mirë për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine e ideje”, tha ai.
Lini një Përgjigje