
Juristi Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar në Itali të kryeministrit Edi Rama me homologen e tij, Georgia Meloni për të sjellë në Shqipëri refugjatët nga vendet e treta.
Manjani ironizon duke thënë se ‘ne çojmë shqiptarë në Afrikë dhe marrim afrikanë në Shqipëri’.
"Anglia do ti dëbojë emigrantët e paligjshëm në territorin e saj (shqiptarët gjithashtu) në Ruandë, dmth në Afrikë.
Afrikanët që kanë mbërritur paligjshmërisht në Itali, do ti marrim këtu.
Pra çojmë shqiptarë në Afrikë e marrim afrikanë në Shqipëri. I biem pak larg, po në fund u zgjidh dhe kriza e shpopullimit...
Edhe kriza të zgjidhet edhe Meloni të krihet.
Ju lutem na i kurseni komentet me ngjyrën e lëkurës... Fundja ç'nuk po i bëjmë lëkurës sonë për ta ngjyrosur nëpër plazhe...", shkruan Manjani në Facebook.
Lini një Përgjigje