
Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar marrëveshjen e arritur me Italinë për Emigrantët. Shëngjini do të kthehet në një kamp refugjatësh, teksa ka shumë pikëpyetje mbi paktin që Rama firmosi sot me Melonin.
Por Spahiu është kthyer pas në kohë, duke treguar se si çdo vit, dikur Sali Berisha e sot Rama, ja u premtojnë Shëngjinin shteteve të ndryshme, nga Kosova, te Kina, Shkupi e në fund Italia.
“Mashtrime strategjike:
2009 Porti Shëngjinit iu premtua Kosovës.
2013 Porti Shëngjinit iu premtua Skupit dhe Tetovës
2015 Porti Shëngjinit iu premtua Kinës.
2023 Porti Shëngjinit iu premtua Italisë.
Meloni akoma nuk i ka njohur që këto 3 kokat që na qeverisin kanë mashtruar nga Rugova apo Thaçi, deri tek Xi Jinping në Pekin. Mashtrusa strategjik ndërkombëtar”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje