TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Nëntor 2023, 19:21

Endri Shabani: Ka ardhur fundi i një epoke politike, Berisha ka marrë kartonin e kuq

Shkruar nga Pamfleti

Endri Shabani: Ka ardhur fundi i një epoke politike, Berisha ka marrë

Kreu i nismës “Thurje”, Endri Shabani tha në një intervistë se Shqipëria është në pragun e mbylljes së një epoke politike.

Shabani tha se tashmë epoka e Berishës është drejt fundit dhe se shumë shpejt rreth tij do jenë shumë të paktë njerëzit që do e mbështesin.

Thelbi këtu është se këtu ka një mbyllje të një epoke politike, Sali Berisha i cili ka qenë simboli i kësaj klase politike, i mënyrës se si është bërë politik në 30 vite, i ka mbaruar koha.

Arbitri i ka nxjerrë kartonin e kuq, e ka nxjerrë nga loja dhe ai është jashtë fushe, por po përpiqet të prishë lojën.

Berisha po përpiqet të prishë lojën duke marrë me vete sa të mundet që sa kohë ai nuk është në lojë, askush të mos jetë në lojë. Ky është thelbi. Dalëngadalë, Sali Berisha nuk do ketë më njerëz rreth vetes”, tha Shabani për “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje