TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Nëntor 2023, 18:24

Deputetët u futën në Kryesinë e Kuvendit nga dritarja, Minxhozi: Imazh i shëmtuar, opozita krijon kudo kolaps!

Shkruar nga Pamfleti

Deputetët u futën në Kryesinë e Kuvendit nga dritarja,

Analisti Skënder Minxhozi i quajti të turpshëm tensionet e zhvilluara ditën e sotme para Kryesisë së Kuvendit, ku deputetët e opozitës, të cilët nuk u lejuan nga Garda, zgjodhën të hynin nga dritarja.

Në një intervistë për “Abc News”,Minxhozi tha se ata persona që hipën nga gardhi treguan një imazh të shëmtuar, dhe se nuk pati asnjë zgjidhje.

Opozita ka zgjedhur obstruksionizmin për të luftuar apo për të marrë të drejtën e saj. Opozita ka të drejtë të reklamojë pjesëmarrjen në Komision. Duhet më shumë balancë dhe ekuilibër në jetën e institucionit më të rëndësishëm të vendit tonë. Duket se nuk ka më respektim të procedurë dhe palët veprojnë sipas parimit të asgjësimit të njëra-tjetrës dhe ajo që e pëson është puna e parlamentit dhe mirëfunksionimi i tij ku për hir të së vërtetës është keqfunksionim. Kemi të bëjmë me një proces ku palët komunikojnë me njëra-tjetrën kacafytën, konkurrojnë. Ndodhemi në një situatë ku do të duhet të kishte një arbitër. Por në ndryshim nga herë të tjera, ku ndërhynin ndërkombëtarë, apo militantë të secilës palë, por sot të dy këta komponentë po heshtin. Kemi një sherr mes mazhorancës dhe opozitës. Sikur të mos kishim këto probleme ndodh edhe një hetim i SPAK, duke e rënduar këtë situatë”, tha ai.

Gjithashtu ai theksoi se deputetët nuk do të duhet të pengoheshin dhe të mbaheshin në rrugë jashtë institucionit, pasi nuk është edhe ligjore.

Arbitraritetit të opozitës nuk do të duhej ti bashkohej arbitrariteti i Kuvendit duke bërë të kishim kështu dy situata të parregullta. E them që është një situatë komplekse, pasi të dyja palët kanë marrë vendim që me njëra-tjetrën nuk do të kenë kuptim për të lëshuar pe. Palët duhet të gjejnë në momente të caktuara gjuhë të përbashkët dhe kjo është një e tillë. Duhet të ulen të bisedojnë të shohin kërkesat, pasi kjo situatë është shumë e shëmtuar, por pa u treguar naivë sepse ndoshta të dyja palët e duan këtë situatë. Por funksionimi në parlament është ai që e pëson i pari”, tha ndër të tjera ai.

opozita

Lini një Përgjigje