TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2023, 16:49

Marrëdhënia Tiranë-Prishtinë, Kikia: Rama dhe Kurti të sillen si burra shteti, t’i lënë mënjanë gjërat personale

Shkruar nga Pamfleti

Marrëdhënia Tiranë-Prishtinë, Kikia: Rama dhe Kurti të

Gazetari Mentor Kikia ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti që të fillojnë të sillen si burra shteti dhe t’i lënë mënjanë marrëdhëniet personale.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se kreu i qeverisë së Kosovës është shprehur se nuk do ta takojë kryeministrin Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në Prishtinë, nëse nuk do të mbahet mbledhja e dy qeverive. Sipas Kikisë ata të dy duhet të kuptojnë se janë drejtues shteti dhe raportet personale nuk duhet të merren në konsideratë.

Albin Kurti nuk e refuzon Ramën ta takojë, por thotë që më parë duhet të zhvillojmë mbledhjen e qeverisë, të firmosim marrëveshjen që kishim në plan dhe pastaj të flasim për gjëra të tjera. Është një kthim mbrapsht i asaj që ndodhi me mbledhjen e qeverisë, që ka për burim marrëdhëniet krejtësisht të ftohta mes dy kryeministrave që mesa duket nuk do të ndryshojnë.

Edhe pse duket si zhargon, dy kryeministrat kanë kohë që hanë inat me njëri tjetrin dhe kjo është padyshim e papranueshme. Ata duhet të kuptojnë fillimisht se janë drejtues në vendet e tyre përtej ndjesive që kanë në raport me marrëdhëniet personale për shkak të këndvështrimeve politike, apo edhe marrëdhënieve krejtësisht njerëzore. Nuk duhet të sillen si të tillë, por duhet të sillen si burra shteti duke marrë parasysh përgjegjësitë që kanë”, u shpreh Kikia.

rama kurti marrëdhënia

Lini një Përgjigje