TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2023, 16:08

Arrestimi i Aldor Ninit, një gjullurdi mediatike e organizuar në shenjë hakmarrje nga familja Basha!

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Aldor Ninit, një gjullurdi mediatike e organizuar në
Aldor Nini, Anila Basha dhe mbesa e saj

Anila Basha po bën kurban mbesën e saj për tu hakmarrë ndaj kreut të “Acromax”, Aldor Nini.

Drejtori i “Acromax”, Aldor Nini është arrestuar pak orë më parë. Nini akuzohet për përndjekje dhe dhunë të ish bashkëjetueses së tij Sara Basha, si dhe dyshohet se ka publikuar një video pa pëlqimin e saj.

Burime pranë “Pamfletit” kanë hetuar më shumë mbi këtë ngjarje, e cila duket se rrënjët i ka më të thella se kaq.

Sara Basha dhe Aldor Nini kanë qenë për një kohë të konsiderueshme në një raport dashurie. Pas ndarjes nga Aldor Nini, vajza ka vendosur ta kthejë hakmarrjen në një prioritet duke e sulmuar Ninin në bashkëpunim me familjen e saj.

Halla e kësaj të fundit, Anila Basha me artikujt të njëpasnjëshëm ka hedhur llum mbi emrin e Aldor Ninit dhe kompanisë që ai drejton, duke e akuzuar për mbylljen e rrjeteve sociale të portalit të saj pa fakte konkrete.

Anila Basha po bën kurban mbesën e saj për tu hakmarrë ndaj Z. Nini. Një video e bërë virale prej orësh është një nga arsyet bazë pse familja Basha akuzojnë CEO-n e Acromax.

Faqja “Limoni i Artë” ka publikuar një video private të Sara Bashës e cila paraqitet në një gjendje jo të mirë emocionale. Krahas videos në fjalë shkruhet: “Anila Basha akuzon persona të pafajshëm për dhunë ndërkohë del që familja saj është vetë dhunuese sipas dëshmisë së mbesës.

"Po, më kanë dhunuar kur isha fëmijë" - ngel pyetja nga kush? Kush ka dhunuar Sarën si fëmijë? Apo është kjo që shikojmë një performancë teatri e mbesës për të arritur qëllime të tjera?”.

Kjo video është përdorur si trampolinë për të realizuar arrestimin e Aldor Ninit. Familja Basha që në dukje këtë ngjarje e konsiderojnë një betejë profesionale në thelb është një hakmarrje personale.

Gjatë kohës që mbesa e tyre bashkëjetonte me Z. Nini, familja e saj dhe vetë Sara nuk kishin asnjë ankesë të paktën të bërë publike në media apo rrjete sociale përveçse momenteve të lumtura përkrah njëri-tjetrit.

Muaj pas ndarjes familja Basha u kujtuan të ngrinin akuza të rënda për të denigruar figurën e Aldor Ninit duke e paraqitur si dhunues dhe përndjekës.

Megjithatë organet kompetente po merren me këtë çështje për të zbardhur të vërtetën që fshihet pas kësaj gjullurdie mediatike të organizuar nga familja Basha.

aldor nini anila basha

Lini një Përgjigje