TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2023, 15:39

Aksioni ndaj MEK trazon edhe BE, ministri i Iranit telefonon Borrell; kërkohet ekstradimi i muxhahedinëve

Shkruar nga Pamfleti
Aksioni ndaj MEK trazon edhe BE, ministri i Iranit telefonon Borrell;
Aksioni në kampin e MEK

Aksioni i policisë në kampin e MEK në Manëz ka bërë që Irani të vihet në lëvizje dhe të kërkojë “kokat” e muxhahedinëve. Një zyrtar i Iranit ka deklaruar se ata do të kërkojnë ekstradimin e muxhedinëve në Teheran.

Zyrtari gjyqësor, Kazem Gharibabadi ka deklaruar për mediat vendase se proceset gjyqësore ndaj muxhaedinëve në vendet e Evropës nuk janë të drejta, prandaj ata duhet të gjykohen në Iran.

Nga ana tjetër, bastisja e fundit e policisë shqiptare në kamp u diskutua gjatë një telefonate mes ministrit të Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian dhe shefit për Zgjerimin e BE, Josep Borrell.

Kryediplomati iranian tha se aksioni i policisë shqiptare shërbeu si një provë për vendet evropiane se janë në rrezik nga prania e muxhahedinëve.  Po ashtu ai ka përgëzuar qeverinë shqiptare për veprimin e saj, duke e cilësuar operacionin si një “hap përpara”.

Policia shqiptare më 20 qershor bastisi kampin e MEK në Manzë dhe sekuestroi dhjetëra kompjuterë. Grupi dyshohet se ka orkestruar sulme kibernetike kundër institucioneve të huaja.

36 persona, përfshirë oficerë policie dhe anëtarë të MEK, u plagosën dhe disa makina policie u dëmtuan gjatë bastisjes në kampin Ashraf 3. Përfaqësuesit e MEK-ut pretenduan se një i moshuar vdiq si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës nga policia, por autoritetet shqiptare mohuan përgjegjësinë.

Policia tha se operacioni u krye me urdhër të SPAK, pas "shkeljes së marrëveshjeve dhe angazhimeve" të bëra nga grupi kur ata u vendosën në Shqipëri një dekadë më parë.

Operacioni i policisë ngjalli shumë dyshime. SHBA e mbështeti aksionin, ndërsa ka pasur dhe kërcënime se ata mund të largohen. Irani duket se këtë po priste dhe tani janë vënë në lëvizje. /Pamfleti

mek irani

Lini një Përgjigje