
Juristi Ylli Manjani, ka komentuar situatën politike të Erion Veliajt, duke theksuar se ky i fundit ka mundësinë ligjore të garojë si kandidat i pavarur në zgjedhje. Sipas tij, ai betejën e ka me PS.
“Erion Veliaj ka hyrë në një betejë politike me partinë e tij, kjo është e qartë” u shpreh juristi.
“Po sikur Erion Veliaj të regjistrohet si kandidat i pavarur në zgjedhje? Mundësinë ligjore e ka. Tjetër është nëse fiton apo jo. Veliajt nuk i ka ngelur gjë tjetër”, tha Manjani i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania.
Lini një Përgjigje